Futboll

Daja: Na penalizuan ndeshjet e ngjeshura

Ilir Daja, kryetrajner i Ballkanit pas ndeshjes me Dritën deklaroi:

“Nuk mundemi me gjithë këtë intensitet të kemi vazhdimësi të rezultateve, u detyruam të bëjmë rotacione, ankohen edhe ekipet e mëdha për ndeshjet e ngjeshura e jo ne këtu në Kosovë. Kishim paraqitje të mirë, nuk kam çfarë t’i kërkojë më shumë këtij ekipi, skuadër që po bënë historinë. Suportin e vetëm që e morëm nga liga jonë është vetëm ndeshja e shtyerë ndaj Malishevës. Në fund fare nuk mundemi më shumë”, tha Daja gjatë intervistës pas ndeshjes për “Art Sport”.

You Might Also Like