Futboll

Drita mposht në miqësore ekipin nga Letonia, FK Liepaja

Drita ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në tokën turke ku po zhvillon fazën përgatitore.

Skuadra gjilanase është përballur me ekipin nga Letonia, FK Liepaja të cilën e ka mposhtur me rezultat 3-1.

Ardit Tahiri, Ilir Blakçori dhe Iran Junior kanë qenë realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër.

Kujtojmë që Liepaja është përballur në raundin e parë të Ligës së Konferencës me skuadrën tjetër gjilanase Gjilanin, të cilën e eliminoi pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3-2. /Gazeta Olle/

You Might Also Like