Postimi i plotë i trajnerit të portierëve Etrit Gagica
Nga sot nuk jam më pjesë e Klubit Futbollistik Kika. Për këto dy vite që kaluam së bashku, dua t’ju falënderoj secilin që ishte pranë klubit dhe për respektin që patët ndaj meje. Do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën.
Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin Naim Biqku dhe drejtorin Seidi Latifaj. Me ju gjithçka ishte më e lehtë për mua, sepse jeni njerëz që e doni vërtet futbollin dhe punën që bëni. Ju jam mirënjohës përjetësisht.
Nuk mund të lë pa falënderuar edhe trajnerët me të cilët pata kënaqësinë të punoj në klub, Sallah Sherifi dhe Burim Shala, si dhe kolegët Skender Hoxha dhe Mergim Kastrati dhe Enes Mujin(Boxha)
Gjithashtu, dua të falënderoj portierët Dorart Kastrati, Emre Ramadani dhe Enes Maliqi, si dhe të gjithë lojtarët e klubit për respektin, bashkëpunimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.
Ju dëshiroj të gjithëve shumë fat, shëndet dhe suksese në vazhdim. Kika do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.





