DRITA NË STRUMICË – GATI PËR SFIDËN BALLKANIKE!
Emri i Gjilanit dhe flamuri i Kosovës do të jenë sërish në arenën ndërkombëtare!
Sot, më 5 tetor, KV Drita ka arritur në Strumicë, ku nga 6–8 tetor na pret sfida e BVA CUP WOMEN 2026. Sonte, nga ora 19:00, vajzat tona zbresin në palestër për stërvitjen e parë, me përqendrimin dhe përkushtimin që kërkon kjo garë.
Tri ditë. Tri përballje të forta. Një fanellë që na bashkon dhe na obligon të japim gjithçka!
🏐 6 TETOR | 19:30
KV DRITA 🆚 NAKOVSKI VOLLEY 🇲🇰
🏐 7 TETOR | 17:00
KV DRITA 🆚 OLYMPIAKOS 🇬🇷
🏐 8 TETOR | 11:00
KV DRITA 🆚 CSKA SOFIA 🇧🇬




