Futboll

Drita po e “shkatërron” Fushë Kosovën në pjesën e parë

Në ndeshjen e kupës ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dritës, e cila është zhvilluar në Stadiumin e “Ramiz Sadikut” në Prishtinë, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ia ka dalë të shënojë rezultat bindës dhe e ka të afërt kualifikimin. Drita golin e parë e ka shënuar në minutën 28 nëpërmjet Ardian Cuculit nga pika e bardhë, pasi që më herët ekipi i tij kishte fituar një penalti, kur Almier Ajzeraj nga mbrojtësit e Fushë Kosovës ishte rrëzuar në brendi.

Në minutën 41, Bekteshi rrëzoi në brendi Ajzerajn dhe gjyqtari Kosumi sërish dha penalti për Dritës. Kësaj radhe nga pika e bardhë gjuajti Arbnor Muja që gjuajti në këndin e majtë të poshtëm të portës vendase dhe qëlloi për 0:2. Një minutë më pas harkoi nga e djathta e Marko  Simonovski qëlloi me kokë për rezultatin 0:3.

You Might Also Like