Futboll

Albert Dabiqaj largohet nga Gjilani

Në një postim të tijin në facebook, ish-lojtari i deridjeshëm i Gjilanit ka bërë me dije se është larguar nga SC Gjilani, por pa bërë me dije se ku do të vazhdojë karrierën. Dabiqaj që ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të ekipit kuq e bardhë, është shumë i kërkuar e për të interesimin me të madh e kanë shprehur dy ekipet e para në Kosovë, Ballkani e Drita, kurse ndonëse asgjë nuk është zyrtare, Albert Dabiqaj tashmë shihet si lojtarë i FC Drita, por që ende nuk është zyrtar kalimi i tij tek ekipi kaltër e bardh.

Ja postimi i plotë i Albert Dabiqajt:

Përshëndetje miq dhe dashamirë,

Të nderuar qytetar të Gjilanit që më dhatë aq shumë respekt e dashuri në momentin që erdha te SC Gjilani!

Të dashur bashkëlojtarë që në ditët më të vështira u bëmë bashkë për të quar klubin në nivelet më të larta, tifoz që gjithmonë na përkrahët, president Florim Zuka që gjithmonë ishe afër, faleminderit që më besuat që të jemi bashkë për këto dy vite! dy vite që dhashë gjithçka nga vetja ime, Dy vite me shumë sfida e sakrifica por mbi të gjitha ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim.

Profesioni i jonë është i tillë që sot mund të jesh këtu e nesër diku tjetër.

Po përfundoj një kapitull të karrierës time me SC Gjilanin me shumë krenari. Klubit dhe të gjithë njerëzve afër klubit ju dëshirojë shumë suksese në të ardhmen.

Nga nesër dua të mendoj që të hap një kapitull tim të ri në karrierën time.

You Might Also Like