Futboll

Drita sërish nuk fiton, kësaj radhe as nga i fundit në tabelë

Edhe një zhgënjim i Dritës, që në udhëtim nuk arriti të fitojë ndaj ekipit të Fushë Kosovës që mbanë pozitën e fundit në tabelë.

Bardh e kaltrit e nisën më mirë ndeshjen, patën më shumë raste dhe shënuan në minutën 31 nëpërmjet Blend Baftiut, i cili e qëlloi topin e harkuar me kokë dhe e futi në rrjetë.

Në pjesëlojën e dytë vendasit ia dolën që të barazojnë, kur Ivkiq shënoi me kokë pas një harkimi nga bashkëlojtarët e tij. Drita pati shumë raste, qëlloi edhe shtyllën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar 1:1./kryelajmi.com/

Fushë Kosova – Drita 1-1
(31′ Baftiu 0-1, 57′ Ivkic 1-1, )

You Might Also Like