Futboll

Gjilani shënon fitoren e parë në këtë kampionat e mund liderin

SC Gjilani e ka shënuar fitoren e parë në këtë kampionat edhe atë ndaj liderit në tabelë, Malishevës. Një gol i shënuar në pjesën e dytë ka qenë i mjaftueshëm për ekipin kuq e bardhë, i cili në nismë të këtij kampionati ishte përballur me vështirësi të natyrës organizative, por që tashti duket se është stabilizuar dhe punët po i shkojnë më mirë.

Pas një mori rastesh, në pjesën e parë, në të cilën më sulmues ishte ekipi i Gjilanit, rrjetat mbetën të paprekura, kurse në pjesëlojën e dytë Gjilani ishte edhe më agresiv dhe në minutën 55, pas një sulmi të organizuar nga e majta, topi është harkuar në brendi dhe në anën e kundërt ishte Shabani, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetë.

Deri në fund gjilanasit ditën të ruajnë rezultatin dhe me plot meritë shënuan fitoren e parë./kryelajmi.com/

You Might Also Like