Është hapur ekspozita personale e artistit Arbnor Karaliti në Galerin e Arteve në Gjilan. Artisti u shqua me prezantimin e tij unik përmes pikturave, dokumenteve që trajtojnë migrimin dhe video artit, duke sjellë para publikut një rrëfim bashkëkohor mbi identitetin, lëvizjen dhe përvojën njerëzore.
Arbnori, i cili vepron dhe bashkëpunon me galeri të shumta në Berlin, Sofia dhe vende të tjera evropiane, solli një atmosferë artistike të veçantë që krijoi reflektim dhe emocion tek publiku i pranishëm.
Ekspozita vjen me konceptin “A p’e ndjen se toka po ngurron?”, një koncept që trajton ndjesinë e pasigurisë dhe ndryshimeve të kohës moderne, duke e kthyer hapësirën e galerisë në një dialog të hapur mes artit dhe shoqërisë.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 5 Qershor.




