Arti pamor

Artistët nga Gjilani prezantojnë pikturat në ekspozitën ,,Nderimi i gruas”

Në Qendrën Lidhëse të Komunitetit “The Bridge Gjilan” për nder të ditës së gruas u organizua ekspozita ,,Nderimi i Gruas”!

Ekspozita ishte e hapur për 4 orë, ku përgjatë kësaj kohe dashamirësit e artit patën mundësinë të shijojnë punimet nga artistët gjilanas: Diellza Kurteshi, e cila u prezantua me 8 piktura, të cilat më herët ishin prezantuar në Milano të Italisë, Ajshja me koleksionin “Alive” të punimeve, Elda me pikturën ,, Diversity” si dhe Edi Shefkiu.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Gjilan Z. Kushtrim Zeqiri përgjatë vizitës së tij uroi artistët për punimet e tyre.

Për çdo grua, vajzë dhe nënë u dhuruan lule të freskëta ne shenjë mirënjohje dhe nderimi.

You Might Also Like