Postim i kandidatit për deputet, Lutfi Haziri
Gjilani e Anamorava mirëpritën Vjosën e Lumirin.
Na dëgjuan, na pyetën, kërkuan dhe, mbi të gjitha, i ndamë shqetësimet bashkë.
Kosova po ecën nëpër terr politik, por Gjilani jo.
Gjilani ka mbetur prapa edhe më keq – në një gropë politike.
Kjo kryeqendër e Anamoravës është përjashtuar krejtësisht nga investimet qeveritare, nga kujdesi institucional dhe nga jeta zhvillimore e Kosovës.
Na ka mbetur veç ta duam Kosovën. Këtë nuk na e marrin dot.
Prandaj, vetëm duke u bashkuar, ia kthejmë kësaj Republike formën, besimin dhe shpresën!
LDK, besë e shpresë për Kosovën!



