Gjilan

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” i bashkohet ekipit të Komunës së Gjilanit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Kadri Zeka” i bashkohet ekipit të Komunës së Gjilanit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal

Gjilan, 13 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Xhevat Sopi, ku janë dakorduar që profesorë nga ky fakultet t’i bashkohen ekipit për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Gjilanit.

Në këtë takim u dakorduan, gjithashtu, se bashkëpunimi do të nisë edhe me angazhimin e studentëve të Fakultetit Ekonomik në mbajtjen e praktikave profesionale në dikasteret e fushës ekonomike të administratës komunale.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe dekani Sopi kanë shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik të komunës së Gjilanit.

You Might Also Like