Gjilan

Vlerësim për bashkëpunim

Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica me datën 29.12.2023 ka ftuar në takim përmbyllës për vitin 2023 përgjegjës institucional, arsimor, fetar e qytetarë të komunës së Gjilanit.
Në shenjë falënderimi nga Major Lipovica janë ndarë mirënjohje për bashkëpunimin  me Policinë e Kosovës në Gjilan për Z. Bejtullah Osmani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, Z.Sami Hoxha – ish drejtor i shkollës  së mesme Gjimnazi Shoqëror ‘’Zenel Hajdini’’ në Gjilan, Z. Demush Vokshi – përfaqësues i lagjes ‘’Arberia’’, Z. Radivoje Zivkovic – përgjegjës për objektit fetar ortodoks në Gjilan, qytetarit Z. Gëzim Abazi, qytetarit Z. Arbër Hasani dhe Brigadës së Zjarrfikësve Gjilan.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret.

You Might Also Like