Futboll

Intelektualët të dëshpëruar që nuk do të jenë në derbin Drita – Gjilani

Reagimi i plotë nga “Intelektualët”:

Po shkojmë drejtë një tjetër derbi pa tifozë, që luhet nesër te fusha me bari sintetik!

Acab ka ndaluar prezencën e tifozëve në stadium dhe rrjedhimisht edhe paraqitjen e Intelektualëve pranë klubit të zemrës.

Jemi tmerrësisht të zhgënjyer nga kjo gjendje e errët, ku nuk kemi një stadium me dispozicione për këtë derbi, por edhe më shumë të irrituar me policinë dhe nivelin komunal, që nuk shprehën as vullnetin më të vogël që të organizojnë këtë ndeshje, qoftë edhe në prezencën e 500 tifozëve apo vetëm tifozërisë vendase, duke iu shmangur përgjegjësive dhe duke marrë vendimin më të keq për futbollin, qytetin dhe vet derbin: ndeshje pa tifozë, për të dytën herë rresht!

Keqardhje edhe për kryetarin e komunës, për jo autoritetin e tij që të reagoj ndaj kësaj situate. Politika vazhdon të përqaj dhe të mos ofroj as kushtet minimale për organizimin e një ngjarje sportive apo evenimenti madhor.

*Naser Rrahmani dhe Agim Lipovica kanë marrë vendim për të mos patur as tifozëri vendase e as tifozë nesër, përderisa, në të njëjtën kohë, paguhen nga taksat tona (qytetarëve), për të ofruar KUDO siguri!

Skandaloze kjo mospërfillje ndaj kërkesave tona, që shtyen Intelektualët të reagojnë po me mospërfillje ndaj ftesave tuaja. Ultras no politica!

‘Faleminderit’ Alban Hyseni që na ‘mundëson’ të drejtat elementare për të jetuar dhe vepruar në këtë qytet. Nuk harrojmë

Me dëshprim të thellë për mosprezencë, i urojmë DRITËS dhe djemve tanë Bardhë e Kaltër fitoren nesër, për t’i rikthyer krenarinë gjithë qytetit. Fizikisht jo, por shpirtërisht jemi aty, me ju .. gjithmonë dhe përgjithmonë. Forza DRITA, Zemra e Qytetit!

You Might Also Like