Futboll

Ja kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja Drita – Prishtina

Ndeshja kampionale, Drita – Prishtina, e vlefshme për xhiron e 26 të Kampionatit të Kosovës në Futboll do të zhvillohet ditën e diele me fillim në ora 13 e 30 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Për momentin, Drita është në vendin e tretë, derisa Prishtina momentalisht zë vendin e pestë. Të dy ekipet vijnë pas një jave pozitive në futboll. Prishtina ia ka dalë që të mposht Ballkanin në ndeshjen e kupës, kurse edhe Drita po në ndeshjen e kupës ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3:0.

You Might Also Like