Futboll

Nga Fenerbahçe te SC Gjilani

SC Gjilani arriti marrëveshjen me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19- vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.

Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.

Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.

Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion.

You Might Also Like