Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Malisheva – Drita

 

Ndeshja Malisheva – Drita, e vlefshme për xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll do të zhvillohet këtë të shtunë, më 17 shtator 2022, me fillim në ora 15, në Stadiumin “Liman Gega” në Malishevë.

Ekipi vendas, Malisheva, në këtë ndeshje futet pa kryetrajnerin Arsim Thaçi, i cili është shkarkuar në ndeshjen e fundit, të cilën e kishte humbur ekipi i tij.

Në anën tjetër, Drita është në momentin e saj më të mirë, ngase ka shënuar disa fitore radhazi edhe atë me rezultat bindës.

You Might Also Like