Sportet luftarake

Gagica: Ali Rexhepi ishte model i një sportisti profesionist

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-boksierit e gjyqtarit ndërkombëtar të boksit, Ali Rexhepi.

Aliu i dha shumë sportit dhe sportistëve të Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

Ai ishte model i një sportisti profesionist e i urtë, i dashur me të gjithë e i përkushtuar në punë. Përveç si sportist, ishte edhe një qytetarë i dalluar e i mbushur me edukatë e mirësjellje. I tillë do të kujtohet.

Ngushëllime familjes Rexhepi, kolegëve sportistë dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit!

Prehu në paqe, baca Ali!

You Might Also Like