Futboll

Llapi, Drita e Malisheva ia shohin hairin fitores së Ballkanit

Ballkani që ka siguruar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, këtë të mërkurë ka fituar edhe Kupën e Kosovës në futboll dhe ndjekësit e tij, LLapi, Drita e Malisheva i janë gënzuar fitores së Ballkanit, ngase arkat e këtyre klubeve do të mbushen më shumë gjatë pjesëmarrjes në garat evropiane.

Kështu, Ballkani do të luaj në kualifikimet për Champions League dhe nëse humb në ndeshjen e parë do të luajë në xhiron e dytë në kuadër të Conference League.

Llapi do të zë vendin e fituesit të Kupës së Kosovës dhe do të luaj në Ligën e Evropës dhe po që se edhe ky eliminohet në këtë ligë do të mund që në xhiron e dytë të luajë në xhiron e dytë në Conference League.

Drita, tashti si e treta do të shkojë në xhiron e dytë në Confernce League, derisa Malisheva do të nis garat nga xhiroja e parë në Conference League.

Këtë vit edhe të ardhurat për ekipet pjesëmarrëse në Evropë janë rritur, andaj për Ballkanin, Llapin, Dritën e Malishevën kjo është një mundësi e mirë që të mbushin arkat e tyre./kryelajmi.com/.

You Might Also Like