Futboll

Mezani: Mendoj që nuk i kemi zhgënjyer tifozët

Pas barazimit 2:2, kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka deklaruar:

“Mendoj që nuk i kemi zhgënjyer tifozët. Është shfaqur derbi i vërtetë, ka pasur luftë, gola, lojë të bukur e kartonë. Jam i kënaqur, sepse çunat treguan karakter. Bëmë ndeshje të mirë dhe është pikë e mirë për vazhdimësinë. Kjo tregon se ekipi e ka forcën e duhur për të vazhduar tutje. Lojtarët që kisha në lojë mund ta zgjidhnin ndeshjen në disa situata. Problemi ishte se ne e qarkulluam ngadalë topin dhe më pas luajtëm me topa të gjatë që ishte gabim. Si shkoi ndeshja është dashur ta zgjidhnim atë që në pjesën e parë. Çunat e kishin për detyrë të luanin me harkime për shkak se kemi shënuar shumë gola me Jaroviqin, por këtë nuk na e lejoi kundërshtari. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe dua t’i marr gjëra pozitive. Tani duhet t’i përmirësojmë gabimet që i kemi bërë.”

You Might Also Like