Te ndryshme

Ramush Haradinaj mirëpritet nga bashkatdhetarët në Zvicër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur nga bashkatdhetarët në Zvicër. Në një takim që sot Haradinaj me bashkëpunëtorë ka pasur më bashkatdhetarë në Zvicër, shihet numër i madh pjesëmarrësish, të cilët me duatrokitje kanë mirëpritur Haradinaj në foltore.

Haradinaj për këtë takim, në rrjetin social facebook, ka shkruar. “Faleminderit vëllezër e motra bashkatdhetarë, më nderuat shumë me mikpritjen e ngrohtë! Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën!”. Haradinaj para pak muajve ka qenë edhe në Gjermani ku është mirëpritur nga bashkëatdhetarët atje.

You Might Also Like