Në kuadër të aktiviteteve të Qendrës për Karrierë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është Organizata Joqeveritare “Liza-R”, ka mbajtur një aktivitet të kësaj organizate me nxënës që janë pjesë e Klubit të Karrierës, në të cilën përfaqësuese të kësaj organizate ka folur për aktivitetet të cilat i mbajnë e që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve nëpërmjet trajnimeve, pjesëmarrjes të të rinjve në aktivitete, kurse e forma të tjera të organizimit.
Para nxënësve gjimnazistë OJQ “Liza-R”, ka shpërfaqur angazhimet e saja si bashkëpunimin me organizata të ndryshme, bashkë me të cilat janë bashkëorganizatore të shumë aktiviteteve si bursa për të rinj, donacione të ndryshme, pajisje, trajnime, vizita studimore, trajnime për IT dhe dizajn grafik, ndërmarrësi, por kurse të profesioneve të ndryshme me anë të të cilave të rinjtë shumë shpejtë do të mund të kyçeshin në tregun e punës e pse jo edhe të hapin bizneset e veta.
Një e veçantë e kësaj organizate janë edhe programet Erasmus – shkëmbimi i studentëve me organizata të tjera, kurse ky aktivitet ka ngjallur interesimin e nxënësve tanë.
Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, tash e sa kohë është duke funksionuar Qendra për Karrierë, kurse Klubi i Karrierës i kësaj qendre pritet që të shtojë aktivitetet edhe më tepër./kryelajmi.com/





