Gjilan

Në shkollën “Nazmi Hoxha” u organizua takim përshëndetës me drejtorin Fahredin Rexhepi

Në shkollën “Nazmi Hoxha” u pensionua drejtori Fahredin Rexhepi.  Fahredin Rexhepi u lind në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, ku mbaroi edhe shkollën fillore. Më pas kreu shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini” drejtimi Matematiko- natyror në Gjilan, ku dhe përfundoi studimet në SH.L.P “Skenderbeu” si mësimdhënës i ciklit klasor.Në vitin 1980 filloi punën si mësimdhënës në ciklin klasor në shkollën “Liria” në vendlindje.
Nga viti 1994-2006 pati detyrën e drejtorit në të njejtën shkollë. Gjatë asaj kohe në vitin 2004 diplomoi në Fakultetin Pedagogjik në Tetovë.
Nga viti 2006- 2009 ishte drejtor në SH.F.M.U” Selami Hallaqi”. Nga viti 2010- 2014 vazhdoi punën si mësimdhënës në shkollën tonë. Nga viti 2014 mori në udhëheqje këtë shkollë, njëkohësisht mbaroi studimet Master në K.M.I ” Globus” në Prishtinë në vitin 2016 dhe sot përmbylli mandatin e dytë si drejtor në shkollën tonë dhe misionin e tij në arsim.
Drejtori Fahredin Rexhepi nga nxënësit, mësimdhënësit dhe komuniteti do të mbahet në mendje si njeri punëtor, modest dhe bashkëpunues.
I urojmë shëndet dhe çdo të mirë në jetë!

05.10.2022
Respekt!
Drejtoresha dhe gjithë stafi i shkollës.

You Might Also Like