Njoftim i IP Ardhmëria
NJOFTIM MORTOR
Lajmi për ndarjen nga jeta të edukatores dhe koleges sonë të dashur na tronditi thellë të gjithëve. 🖤
VALDETE FETAHU ishte një edukatore e përkushtuar, e sjellshme, e dashur dhe shumë punëtore. Me mirësinë dhe buzëqeshjen e saj la gjurmë te fëmijët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Do të na mungosh shumë dhe do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona.
U prehesh në paqe, edukatorja dhe kolegja jonë e dashur! 🖤




