Gjilan

Më 28 nëntor, në qendër të Gjilanit do të vendoset shtatorja e Idriz Seferit

“Gjilani ia ka pasur për borxh, ndriçimin edhe më shumë të veprës së tij, të kryengritjes së tij dhe efektit të rezultateve në luftë për çlirimin e Shkupit dhe të Gjilanit e Anamoravës në përgjithësi. Po ashtu, duhet të zbardhen edhe vuajtjet dhe dënimet e shumë shqiptarëve nëpër burgjet otomane, deri në Jemen dhe vendet e largëta Arabe, por edhe në territore të huaja, duke mos u kthyer kurrë në vendlindjen e tyre si pjesë e dënimit. Por, ajo çka është më e keqja është se Shqipëria e Londrës, për fat të keq, e ka lënë Kosovën jashtë kufijve të saj”, ka thënë Haziri.

“Prandaj, me kënaqësi presim pjesëmarrjen e historianëve dhe njohësve që përmes prezantimeve dhe punimeve të tyre të marrin pjesë në konferencën kushtuar këtij kolosi. Gjilani është bashkëorganizator së bashku me Lidhjen e Historianëve “Ali Hadri” në Gjilan, ndërsa gjatë aktivitetit kulturor, të “Flakës së Janarit 2017”, ne ia kemi kushtuar akademinë e “Flakës…” heroit Idriz Seferi”, ka shtuar kryetari Lutfi Haziri.

You Might Also Like