Gjilan

Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri, në bashkëpunim të ngushtë me “ARS Klubin Beqir Musliu” si dhe ministrive të linjës së Kosovës dhe Shqipërisë së bashku me Ambasadorin Durmishi, i kanë dorëzuar çmimin më të madh letrar të Komunës së Gjilanit për shkrimtarin Ismail Kadare, në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku ka thënë se ky çmim është një mirënjohje mirënjohje e paharrueshme ndaj njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kombit tonë, Ismail Kadare. Duke shtuar se kjo ngjarje është një akt i thellë respekti dhe admirimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në  botën e letërsisë.

“Veprat e Ismail Kadares, si “Kronikë në gur”, “Kështjella”, “Prilli i thyer”, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e shumë të tjera, janë thesare të trashëgimisë sonë kulturore. Me një shkrim të thellë e pasionant, ai ka hapur dritare në historinë dhe shpirtin shqiptar. Fjala e tij është bërë një udhëzim i pathyeshëm në botën e letërsisë, dhe mësimet e tij janë burim frymëzimi për të gjithë ne”, tha ajo.

Ajo theksoi se vepra e Kadaresë shpërfaq identitetin shqiptar; gjeografinë e historinë shqiptare, politikën e ideologjinë, mitin e lashtësinë, për të shtuar se në veprat e tij gjejmë Shqipërinë dhe shqiptarin në shfaqjen më impozante e përfaqësuese dhe se Kadare është letërnjoftimi shqiptar në botë.

“Në këtë moment të veçantë, dëshirojmë të shprehim një falenderim të sinqertë ndaj Ismail Kadarese për udhëtimin e tij të mrekullueshëm në thesarin e letërsisë. Me aftësinë e tij të rrallë për të lidhur historinë me imagjinatën, ai ka krijuar vepra ku çdo faqe e librit të tij shkruhet me thellësi, maturi e kompleksitet duke na dërguar në një botë ku fiksioni e realiteti përplasen në një harmoni të rrallë”, është shorehur nënkryetarja Morina Bunjaku.

“Në një akt të veçantë te njohur si Çmimi më i madh i Komunës “Beqir Musliu” qe ipet per vlerat e mirëfillta letrare, këtë çmim ia dedikojmë shkrimtarit tonë të nderuar, Ismail Kadarese. Ky është nje shpërblim dhe një shprehje e lartësisë se vlerave që ka sjelle në letersine tonë dhe në trashëgiminë tonë kultutrore. Faleminderit, Ismail Kadare, për fjalët frymëzuese dhe historitë që kanë ndryshuar perspektivën tonë. Ju dedikojmë këto fjalë të pafundme admirimi dhe mirënjohjeje”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

You Might Also Like