Drita e Gjilanit në gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë 2023 ka mposhtur Partizanin e Tiranës me rezultat bindës 3:0 në sete, shkruan kryelajmi.com.
Vashat që udhëhiqen nga kryetrajneri Lorik Ilazi, në tre setet kanë qenë më të mira dhe me plotë meritë shkojnë në finale të kësaj ngjarje të volejbollit femëror.
Në setin e parë, gjilanaset kanë fituar me rezultat 25:19, duke qenë në epërsi që nga fillimi deri në fund, hiq një moment kur mysafiret udhëhoqën 4:5.
Në setin e dytë u luajt një ndeshje tejet e barabartë, në të cilin udhëhiqte sa njëri ekip e sa tjetri dhe u desh të luhen edhe pikë shtesë dhe në fund Drita ngadhënjeu 26:24.
Njëjtë ishte edhe në setin vendimtar, por deri te rezultati 20:18, por falë përqendrimit më të mirë gjilanaset ngadhënjyen 25:19.
Drita: Lina Rexhepi, Loresa Avdyli, Valmira Ramadani, Tuana Jerliu, Venera Kadriu, Altuna Ibrahimi, Tringa Kqiku, Vlora Berisha, Dhurata Sylejmani, Melek Erbruga, Adelajda Ilazi dhe Agnesa Hajdari, Trajner: Lorik Ilazi.
Partizani: Sara Stafa, Renata Colombo, Klevina Peteza, Cezarina Xheka, Joana Koshi, Ureda Ndoj, Keisi Shira, Xhovana Kacorri, Eda Gjermani, Megi Sallahu, Ergysa Blloku, Eni Fagu. Trajnere: Amarilda Prenga.
Kryelajmi.com