Libri

Nesër bashkëbisedohet për librin “Një emër nga letërnjoftimi” të Muhamet Halilit

Nesër në Bibliotekën e Re të Gjilanit, ora 12:00 …
BASHKËBISEDOHET PËR LIBRIN MË TË RI ME TREGIME TË MUHAMET HALILIT,
” NJË EMËR NGA LETËRNJOFTIMI”
Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, gjatë prillit të këtij viti botoi librin e radhës me tregime, me autor Muhamet Halilin, “Një emër nga letërnjoftimi”.
Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji ( tregime), organizon një bashkëbisedim me krijues e artdashës, për vlerat e këtij libri , i cili gjithsesi pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.
Disa nga krijuesit e dashamirët e pasionuar të librit veç kanë paralajmëruar praninë me vështrime e përshtypje të veta si, Sabit Rrustemi (botues), Biser Mehmeti e Sinan Sadiku (recensentë) pastaj, Fatmir Latifaj, Agim Kajtazi, Izeir Hyda, Nehat Ramadani, Selvete Avdullahu, Fadil Kajtazi, Heset Zymberi, Avni Islami, Qazim Azizi … e të tjerë.
Kjo formë bashkëbisedimi për librin, që do të mbahet më 28 maj 2022, në ora 12:00, thjeshtë është një përrurim pak më ndryshe i librit si dhe autorit, andaj me kënaqësi ju ftojmë dhe iu mirëpresim në këtë bashkëbisedim.

You Might Also Like