Futboll

Nuhiu: Trepikësh që na qetëson dhe na jep forcë për vazhdimin e kampionatit

“Një fitore shumë e ëmbël. Edhe pse golat erdhën në minutën shtesë, futbollistët u angazhuan dhe bënë më të mirën e mundshme gjatë gjithë ndeshjes për të kërkuar maksimumin e pikëve në këtë përballje. Mbyllëm hapsirat për ekipën kundërshtare për të mos na rrezikuar. Kërkuam shumë që nga fillimi i pjesës së dytë në repartin e sulmit dhe në fund u shpërblye me dy gola dhe një fitore shumë të vlefshme”, deklaroi Ardian Nuhiu për SuperSport.

Ai tregon se nga futbollistët e tij kishte kërkuar që ta harrojnë humbjen me Trepçën ’89 dhe të fokusohen në duelin e radhës.

“Humbja e kaluar në Mitrovicë erdhi nga një gol i realizuar nga pozita e pastër jashtë loje. Por, unë gjithmonë kërkoj nga futbollistët që energjinë mos ta shpenzojnë duke diskutuar vendimet e arbitrit, por në fushën e lojës. Ky tre pikësh na qetëson tani dhe na jep forcë për vazhdimin e kampionatit”, përfundoi Ardian Nuhiu.

You Might Also Like