Futboll

Prince Balde ndahet me Dritën

Prince Balde mbyll bashkëpunimin me DRITËN

FC DRITA ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.

Prince Balde me Dritën ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shenuar dy gola.

Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli.

Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij.

You Might Also Like