KULTURA

Qendra Kinematografike e Kosovës do të përkrahë “Film Flakën”

Drejtori i D.K.R.S-së Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosoves Blerta Zeqiri, sot zyrtarizuan memorandumin e bashkëpunimit, ku përmes këtij memorandumi QKK do e përkrahë shtyllën “Film Flaka” në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”2024.
Në mes datave 18-20 janar, për tre netë rradhazi do shfaqen nga dy filma të metrazhit të shkurtë në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Drejtori i D.K.R.S-së falenderoi QKK-në për përkahjen e vazhdueshme që po e jep ky institucion për Komunën e Gjilanit.

You Might Also Like