KULTURA

U mbajt aktiviteti i radhës i organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit për nder të “Ditëve të mërgatës”

 

 

U mbajt aktiviteti i radhës i organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit për nder të ditëve të mërgatës

 

 Këtë herë u mbajt koncerti “7 Ninullat dhe promovimi i librit “7 Ninulla 7 ditë të javës”. Koncerti u realizua nga Besa Berberi, solokëngëtare, Vjosa Berisha Abdullahu, violinçelo dhe Erëmira Çitaku, flautë, kavall e okarinë. Koncerti u mbajt në oborrin e Muzeut Etnografik të qytetit, ish objekti i shkollës së muzikës, ku u krijua një atmosferë e këndshme me shumë pjesëmarrës të interesuar. Hapjen e bëri Zonja Gjylshen Doko Berisha, përgjegjëse e Muzeut më pas fjalën e mori edhe Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit, Zonja Deniza Limani. Solokëngëtarja Besa Berberi pastaj tregoi më shumë për librin. Ajo tha se me ninulla ka filluar të merret që nga viti 2005 në Londër, nga ajo u kërkua mbajtja e një koncerti për Srebrenicën ku edhe i erdhi ideja për ninullat, pasi ishte përkushtimi më i mirë për fëmijët që kanë humbur jetën në kohë lufte, e pastaj vazhdoi të trajtoj edhe ninullat në gjuhën shqipe në forma më pozitive. Bota është krijuar për 7 ditë prandaj përfshihen 7 ninulla, 6 nga të cilat u kushtohen vajzave e një djalit, gjithashtu në këto 7 ninulla janë përfshirë edhe 7 krahina. Pas përfundimit të koncertit pjesëmarrësit kishin mundësinë edhe të vizitojnë muzeun etnografik të Gjilanit i cili është hapur më 18 maj të këtij viti.

Autore: Jona Kallaba dhe Kledia Mehmeti

 

You Might Also Like