Futboll

Ramadani: Në Suharekë synojmë tri pikë

Java e 30-të në Superligë sjell derbin më të madh të dy skuadrave që për disa xhiro po garojnë për kreun e tabelës, FC Ballkani dhe FC DRITA.
Për kryendeshjen që FC  Drita e zhvillon në Therandë folën krytrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Leonat Vitija.
Trajneri Ramadani theksoi se kjo ndeshje është e vështirë, por si në çdo ndeshje FC DRITA synon tri pikët.
“Ne po i themi ndeshje të vështira ndeshjeve me skuadra nga mesi i tabelës lëre më liderin. Gjithsesi ne edijmë çfarë kërkojmë, e dijmë kush jemi dhe ku mund të arrijmë dhe me një diciplinë taktike dhe me një menquri nesër do shfaqemi në Therandë. Normalisht synim i joni është të marrim tri pikë, siç është në çdo takim. Duhet të japim maksimumin, duhet të bëjmë luftë sportive dhe të vrapojmë më shumë se kundërshtari, nuk duhet të gabojmë, të luajmë me mend”, theksoi trajneri Ramadani.
Edhe futbollisti ynë Leonat Vitija tha se atmosfera në klub është e mirë dhe janë të përgatitur fizikisht e psiqikosht.
“Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kemi analizuar kundërshtarin. Besoj se me kualitetin që kemi dhe formën që ka treguar ekipi së fundmi besoj që do kthehemi me një fitore”, tha futbollisti Vitija.
Ndryshe, trajneri Zekirija Ramadani tha se presioni mund të jetë mbi ata që luajnë në shtëpinë e tyre dhe tifozëve, por edhe ne nuk është se nuk e kemi arritur objektivin si mysafir.
“Ne mund të luftojmë për kreun e tabelës, por nëse ata humbin lidershipin atëherë presioni në anën e tyre. Futbollistët duhet t’i ndjenjë ndeshjet derbi dhe ta kenë mendjen vetëm te fitorja dhe jo ku zhvillohet ndeshja apo me kë luajmë këtë besoj e di çdo futbollist”, përfundoi Ramadani.
Ndeshja FC Ballkani – FC DRITA zhvillohet nesër, e shtunë, ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

You Might Also Like