Futboll

Ramadani: Si në çdo ndeshje objektiv i yni është trepikëshi

Java e 22-të sjell ndeshjen FC DRITA – KF Dukagjini, e cila do të zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi).
Në prag të ndeshjes kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se na pret një ndeshje e vështirë, për shkak një kundërshtari agresiv.
“Jam i bindur se nuk do të vijnë këtu me flamur të bardhë, pasi kanë edhe mungesë të pikëve dhe për këtë janë të angazhuar në maksimum për arritjen e pikëve. Mirëpo, mua më intereson ekipi im, secili ka mendjen te ndeshja me Dukagjinin”, theksoi fillimisht Ramadani.
Mirëpo, sipas trajnerit Ramadani me këtë angazhim nuk ka ekip që mund të na bëjë ballë
“Ky është një rezultat shumë i madh besoj dhe jam i bindur që me angazhimin që kemi bërë në ndeshjen e fundit nuk ka ekip që mund të na bëjë ballë. Objektivi ynë si në çdo ndeshje është tre pikëshi”, tha trajneri Ramadani.
Ndeshja FC DRITA – KF Dukagjini zhvillohet të dielën, ora 13:00.

You Might Also Like