Futboll

Krasniqi: Ndeshjet e kaluara i kemi harruar, tashti mendojmë vetëm për fitore

Para ndeshjes me Dukagjinin, Besnik Krasniqi deklaroi se edhe futbollistët janë përgatitur mjaft mirë dhe shpreson ta vazhdojnë serinë e fitoreve.
“E dijmë se edhe KF Dukagjini janë një ekip i fortë dhe gjithmonë lufton për ato që do. Ne jemi shumë të përgatitur dhe na ka bërë shumë mirë fitorja me Ballkanin, por e kemi harruar shpejt për t’u fokusuar në ndeshjen e radhës. Do ta japim maksimumin dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja FC DRITA – KF Dukagjini zhvillohet të dielën, ora 13:00.

You Might Also Like