ARSIMI

Universiteti “KADRI ZEKA” në Gjilan edhe me një doktor shkence

Universiteti “KADRI ZEKA” në Gjilan është pasuruar edhe me një doktor shkence. Lindita NEBIU HYSENI më datën 22 dhejtor 2017 në Universitetin e Evropës Jug-Lindore, gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ka mbrojtur me sukses para komisionit dhe të pranishmëve të tjerë tezën e doktoraturës në fushën e shkencave kompjuterike me temë: “Integrated Framework for Conceptual Modeling” nën mentorimin e Prof.dr. Zamir Dika. Kandidatja fitoi titullin Doktor Shkence. Lindita NEBIU HYSENI ka diplomuar në studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në vitin 2008. Ndërsa ka magjistruar në degën e Shkencave Kompjuterike në vitin 2011. Ajo ka kaluar nëpër të gjitha pozitat e IT-së që nga viti 2008 në kompaninë Asseco, ku ka punuar në 17 projekte të sistemit të informacionit për sektorin publik në Kosovë dhe jashtë saj. Prof. Lindita tutje i është bashkuar stafit të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës si Analiste Funksionale në vitin 2015. Në të njejtën kohë ka punuar si asistente e angazhuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Aktualisht prof. Lindita punon si Ligjeruese e fushës se Web Teknologjisë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, njëherit është edhe antare e Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit. Ajo është autore e gjashtë punimeve shkencore. Fokusi i saj është në ngritjen e kulatitetit të kërkesave të sistemit dhe sistemit të informacionit. Profesorja Linditë Nebiu-Hyseni është e martuar dhe ka një fëmijë. Bashkë me familjen jetojnë në Gjilan.

You Might Also Like