Sportet me dorë

SHMU “Thimi Mitko”  te vajzat  dhe SHMU “Skënderbeu” të djemtë, kampionë komunalë në volejboll

Këtë të hënë janë  zhvilluar garat komunale  në volejboll për Shkollat e  Mesme  të Ulëta, ku pati paraqitje  tejet  interesante.

Siç ka theksuar Afrim Selimi, kryetar i  Shoqatës  së Pedagogëve Sportivë për  Komunën  e  Gjilanit te djemtë kampion u shpall  SHMU  ,,Skënderbeu” –Përlepnicë,  që në finale mundi SHMU  ,,Musa Zajmi”.

Te vajzat kampion u  shpall SHMU  ,,Thimi Mitko”,  që ishte më e mirë se SHMU ,,Selami Hallaqi”.

“Ekipeve fituese ju dëshirojmë suksese në garat Regjionale ndërsa ekipeve finaliste më shumë fat dhe shumë suksese të tjera”, ka thënë Afrim Selimi. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like