Drita sapo ka shënuar një tjetër arritje të madhe duke fituar Superkupën e 5-të, që shënon trofeun e 29-të në sirtarin e saj të pasur.
Sot pritëm trajnerin e KV Drita, Lorik Idrizi dhe volejbollistët e ekipit, me të cilët biseduam për sukseset e jashtëzakonshme dhe të njëpasnjëshme të klubit tonë të zemrës.
Që nga viti 2014 e deri më sot, ky klub ka dëshmuar dominim të plotë e profesionalizëm, duke mos u ndalur asnjëherë në rrugëtimin drejt majave të sportit, ku vetëm gjatë vitit 2026 kanë arritur të sigurojnë dy kupa të rëndësishme.
Klubit i uruam rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese në përfaqësimin e radhës në Kupën Ballkanike. Vajzat dhe djemtë tanë po e lartësojnë emrin e Gjilanit në arenën ndërkombëtare, andaj mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë.
Në këtë drejtim, diskutuam edhe për ecurinë e punimeve në Sallën e Sporteve, e cila po shkon drejt përfundimit. Shumë shpejt, sportistët tanë do ta kenë në dispozicion një shtëpi të re e moderne me infrastrukturën e duhur që e meritojnë për të vazhduar me suksese e trofe të tjerë.
Suksese KV Drita!
Gjilani krenohet me ju!





