OPINION

STUBLLËN E KA VIZITUAR ALI AHMETI, NJËRI NGA BIJTË MË BESNIK TË KOMBIT SHQIPTAR

Më 21 Shtator 2024, në fsh. Stubëll të Komunës së Vitisë, të Malsisë së Shkupit, i ftuar nga organizatorët e manifestimit tradicional, kulturor e shkencor, Takimet e Don Mikelit 2024, mori pjesë edhe Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, njëri prej figurave qendrore të lëvizjeve të fuqishme politike-kombëtare të viteve 1981 e deri në vitin 2001!

Stublla më 21 Shtator 2024, ishte mikëpritëse e njërit prej bijëve më besnik të kombit shqiptar! Në Stubëll për herë të parë në jetën e tij, ishte Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti! Në Stubëll Lideri i Kombit Ali Ahmeti, mbajti njërin nga fjalimet e Tij më domethënëse të karierës së Tij të begat politike-kombëtare i cili do të mbahet mend përgjithmonë! Në Stubëll, Ilegali i Madh i Kombit

Ali Ahmeti, pati paraqitje fantastike, dhe dëshmoi katërcipërisht se ishte Drejtues i lartë të LPK-së, Themelues i tri Ushtrive Çlirimtare, Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, se është Kryetari me fuqi absolute i BDI-së, dhe Lider fuqiplotë i Frontit Europian në Maqedoninë e Veriut! Stublla do ta ruajë e do ta mbajë si njërin nga thesaret më të çmuara të historisë së saj, vizitën e Udhëheqësi ombit shqiptar, birit besnik e të panënshtruar Ali Ahmeti! Fjalimi i Kryekomandantit e Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti në Stubëll, do të mbetet një nga fjalimet e rralla, që ka qenë përshendetje edhe për luftëtarët që pushojnë në varrezat e fshatit, të rënë në luftën kundër hordhive pushtuese osmane, fjalim epik i cili do të përcillet brez pas brezi!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të madh, historik dhe të papërsëritshëm në Stubllën e Shkollës së Parë të Gjuhës Shqipe dhe të Mësuesit të Kombit Dom Mikel Tarabulluzi! Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, rikujtoi thënien e famshme të At Gjergj Fishtes, se vërtetë ne kemi pasur Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë! Për herë të parë, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, deklaroi fuqishëm, se edhe në luftën për liri, çlirim e pavarësi nga Serbia pushtuese, kishim Bajram e Pashkë, por UÇK-ën e kishim bashkë!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, nga Stublla lëshoi thirrjen për pajtim, në mes tjerash deklaroi, pjesë nga fjalimi: ”… Problemi kryesor në Ballkan, është problemi shqiptaro-serb! Pa pajtim, të dy kombeve më të mëdha, në Ballkanin perendimor, çdo zgjidhje parciale, është e paqendrushme! A është i lehtë ky proçes, asesi e thash, që pëllembë e varr, është Kosova! Që pëllëmbë e varre, janë të gjitha tokat shqiptare! Por duhet bërë zgjidhje, zgjidhje e qëndrueshme, pa u lënë, hasmëri brezave, që vijnë! Kështu, mendojnë dhe kanë menduar, tradicionalisht, burrat e menqur, të kombit tonë, sepse nuk është e lehtë, me fal gjak! Po, pa u falë gjaqet, s’niste lufta, pa nisë lufta, s’vinte liria, pa u bërë paqa, s’ndërtohet ardhmëria! Prandaj këtij proçesi, duhet, t’i hyj, me një angazhim, shumë të fortë, Tirana, Prishtina e Shkupi, të ndërtojmë bashkë, të ardhmen, të ardhme në Bashkim Europian, dhe në miqësi të përhershme me Ameriken…”!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, nga Stublla goditi ariun polar, Kremlinin dhe Putinin! Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, nderoi si përherë, gjithmonë e kudo, SHBA-në, aleatin e madh të Kombit shqiptar! Do të mbetet në histori, vizita në Stubëll e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, burrit të lavdishëm të Arbërit, që ua ka vënë themelt një nga një, edhe LPK-së, edhe UÇK-së, në Arao në Zvicer, edhe UÇPMB-së, në Luginë të Preshevës, edhe UÇK-së, në Maqedoni të Veriut, edhe Marrveshjes Paqësore të Ohrit, edhe BDI-së, dhe tash edhe Frontit Europian!

Ismet Sylejmani, Prishtinë, 22 Shtator 2024!

You Might Also Like