OPINION

“LOB” E JO PARTI POLITIKE NË DIASPORË

Nijazi Musmurati
Koha për LOB, LOB, LOB të fuqishëm shqiptar në diasporë STOP – formimit të partive politike
Të dashur bashkatdhetarë mos lejoni më të ju mashtrojnë me formim të nëndegëve të partive politike për interesa të ngushta të një klani dhe të disa njerëzve të cilët nuk lënë gurë pa lëvizur vetëm e vetëm të arrijnë t’i përmbushin qëllimet e tyre të ngushta përsonale.
Në rrjetet sociale, elektronike dhe ato të shkruara përveq tjerash mund të hasësh dhe të dëgjosh për aktivitetin e zhvilluar partiak nga të pangopurit në formimin e nëndegëve të partive të ndryshme politike nëpër diasporë.
Një pjesë e militantëve të përbetuar të partive politike i kanë pëvjelë mëngët dhe i janë mësyrë garës maratonike në formimin nëndegëve të partive të ndryshme politike duke u munduar të përqajnë diasporën. Besoj se diaspora tani është e vetëdijshme dhe nuk lejon më të bie nën kthetra të disa klaneve, disa liderëve, disa veprimtarëve vetëm e vetëm për t’i ruajtur pozitat e tyre dhe mos të qajnë fare hallet e popullit dhe të vendit.
Armiku (serbët) po lobojnë me të madhe në Senatin Amerikan e gjetiu në përvetësimin e disa senatorëve duke e ngritë Serbinë si viktimë e shqiptarët si agresorë.
Bashkësia ndërkombtare intervenoi duke e bombarduar Serbinë si agresore, pushtuese dhe gjenocidiale ndaj shqiptarëve, kurse ne merremi me vetvetën duke u sjellë në rrethin e ngushtë vicioz në formimin e nëndegëve të partive politike nëpër Evropë e gjetiu. Bile, bile edhe disa veprimtarë – atdhetarë të vuajtur në zë po vrapojnë dhe po punojnë me të madhe në këtë drejtim.Të tillët fare nuk përtojnë t’i ndërrojnë dhe të dalin prej njërës parti në tjetrën vetëm e vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.
O shqiptarë lëreni formimin e partive në diasporë kur kemi Ambasada dhe Konsolata për t’i zgjidhë problemet.
Në diasporë duhet të formohen vetëm LOBE shqiptare ku do të mernin pjesë të gjithë shqiptarët për të lobuar në të mirë të Kosovës duke e shtrirë ndikimin e tyre politik (të gjithë tok) në ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë.
Pra edhe njëher në diasporë vetëm “LOB” e jo PARTI politike!
Në “LOB” jeni të gjithë të bashkuar, kurse nepër PARTI të humbur dhe të shpërndarë.
Merni shembull LOBIN Izraelit sa i fuqishëm që është në Botë.
Ne (shqiptarët) asnjëher në historinë tonë nuk kemi qenë në kët pozitë që ndodhemi sot. Nuk vie shansa përher, prandaj ta shfrytëzojmë kët shansë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin duke u thënë njëher e përgjthmonë stop agjenturave të ndryshme armiqsore të përbetuara kundër shqiptarëve që mezi presin të na vëjnë edhe njëher nën qizmën e tyre shtypëse..

You Might Also Like