Futboll

Talenti Elvis Bettulat sprovohet në Freiburg të Bundesligës Gjermane

Gjilan – Talenti i futbollit me prejardhje nga Gjilani, Elvis Bettulat, i cili po bën karierë të futbollistit në shtetin e Francës në skuadrën Ain Sud partnere e Olympique Lyon, është vërshuar nga shum oferta të skuadrave të mëdha evropiane.
Futbollisti i cili edhe 2 muaj mbush 16 vjeq, i cili luan si qendërmbrojtës, me lojrat e tija tek skuadra e madhe Olympique Lyon, nuk kishte mbetur
pa u vërejtur edhe nga Përzgjedhësi U17 i Kosovës, Besnuk Kollari, i cili ishte ftuar ti mbroj ngjyrat e Kosovës, por qendërmbrojtësi ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqiprisë U17 në fund të vitit të kaluar.
Për talentin me prejardhje nga Gjilani, Elvis Bettulat, janë hapur shtigje të reja për karierën e tij futbollistike, ai do të sprovohet tek skuadra e Freiburg e Gjermanisë nga 29 janari gjerë me 3 shkurt.
“Jam i nderuar por edhe jam i përgaditur mjaft mirë që të tregoj kualitetet e mija tek skuadra e Freiburgut në Gjermani, jam i bindur se do t’ja arrij qëllimin që ti bind udhëheqësit e klubit Gjerman që të jem pjesë e tyre pasiqë kam një përvoj mjaft të madhe në futbollin evropian, për të gjitha sukseset e mija do ti kisha falemnderuar trajnerët e mijë të cilët kanë bërë një punë tejet profesioniste si dhe babin tim Franck Bettulat, i cili më ka përcjell gjerë më tani cdo hap të karierës sime”, ka bërë të ditur, talenti i madh i futbollit, Elvis Bettulat.

You Might Also Like