Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e komunës. Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan dhe miratuan procesverbalin nga mbledhja e nëntë e rregullt e KPF-së. Në vazhdim, Komiteti shqyrtoi propozim-vendimin për emërtimin e sallës së teatrit në Viti me emrin „Jakup Jahiri“, si dhe propozim-vendimin për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm publik të paluajtshmërisë, pronë private e evidentuar në emër të Afrim (Latif) Zeneli. Po ashtu, u shqyrtua propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat në zonën kadastrale të Kabashit, si dhe propozim-vendimi për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2027. Pjesë e rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozimi për shfuqizimin e vendimit të vitit 2006 lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të paluajtshmërisë, tokë në pronësi shoqërore të OP „Agromorava“ në Viti, te Kryqi i Kuq Komunal në Viti. Në fund, u trajtua edhe çështja e rishqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit për vënien në diskutim publik të Projekt-Hartës Zonale Komunale të Vitisë 2026–2034. Në rend dite u përfshin edhe dy pika. Propozim vendim për heqjen e kalldrëmit ekzistues në rrugën e UÇK-së dhe shtrimin e saj me asfalt. Si dhe memorandum mirëkuptimi mes komunave Viti, Gjilan e Kamenicë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për strehimoren- Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan, për një periudhë tre vjeçare 2027-2029. Pas diskutimeve, pikat e parapara për votim morën mbështetjen e anëtarëve të Komitetit dhe u rekomanduan për procedim të mëtejmë në Kuvendin Komunal të Vitis.Aziz Zuka



