LAJME

VV uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjëruesve u dëshiron agjërim të lehtë.

Ky muaj i përkushtimit shpirtëror, thekson virtytet dhe vlerat e gjithëmbarshme njerëzore, si solidaritetin dhe kujdesin, por edhe dashurinë e ndihmën për njerëzit.

Ramazani, si muaj i vetëpërmbajtjes, sakrificës e vetëmohimit madhështon këto virtyte që përbashkojnë njerëzit, mbjellin dashurinë, e çmon, duke dhënë shembull të devotshmërisë për mirëkuptim mes njerëzve, frymën e tolerancës dhe barazisë.

You Might Also Like