Sportet me dorë

Ja kur luhet ndeshja e parë finale e play-offit në volejboll ndërmjet Dritës dhe Skenderajt

Ndeshja e parë finale e play-offit ndërmjet Klubit të Volejbollit Drita – femrat dhe Skenderajt do të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim në orën 20. Kjo ndeshje do të luhet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, kurse kampione do të shpallet ajo ekip që i arrinë dy fitore. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vendas – myusafir, ku përparësinë e terrenit vendas e ka KV Drita ngase në fazën garuese kishte zënë vendin e parë. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Skenderaj, kurse ndeshja e tretë eventuale sërish do të zhvillohet në Gjilan.

Të rikujtojmë se KV Drita në gjysmëfinale e kishte mundur KV M-Technologie me rezultat 2:1 në lojë, humbje-fitore-fitore, kurse KV Skenderaj në dy ndeshje ishte më i mirë se Fer Volley nga Ferizaj, me rezultat 2:0 në lojë.

Kampionati Kosovës – Volejboll

FINALE PLAY-OFF

Finalja Loja 1-rë

KV DRITA – FemratKV Skenderaj

E enjte, 04 maj 2023

Ora 20:00

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan

You Might Also Like