Futboll

Zuzaku: U angazhuam shumë, por nuk patëm fat

Drita luajti për të marrë tri pikë, por ia doli që të rrëmbejë vetëm një, ngase sulmuesit e saj nuk e patën ditën. Megjithatë Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës përgëzoi lojtarët e tij për angazhimin që treguan, por edhe shtoi se ekipi i tij ishte i pafat.

“Lojëm e kishim në duart tona, dominuam e kundërshtari asnjëherë nuk na e rrezikoi golin, por futbolli e ka kështu, thjeshtë ishim të pafat. Do të vazhdojmë, ngase kjo ishte vetëm loja e tretë dhe nëse bëmë një lojë brilante me Prishtinën, një ndër lojërat më të mira pas luftës, atëherë pse këtë lojë të mos e përsërisim edhe në të ardhmen. Besojmë se do të rikthehemi shumë shpejt dhe qysh në lojën tjetër me Lirinë do t’ia dalim”, ka thënë Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës./Kryelajmi.com/.

You Might Also Like