Futboll

Zyrtare: Ardian Nuhiu është kryetrajner i SC Gjilani, prezantimi bëhet të dielën

nuhiu

Ardian Nuhiu është kryetrajner i SC Gjilani, kurse prezantimi i tij do të bëhet nesër. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga drejtues të SC Gjilanit.

Se Nuhiu do të jetë kryetrajner i Gjilanit është bërë e ditur edhe më herët, por pa u konfirmuar deri më tashti. Nuhiu do të zë vendin e Gentjan Mezanit, i cili ia doli që të shpëtojë Gjilanin për të rënë nga Superliga, por tashti drejtuesit e ekipit kuq e bardhë kanë synime të tjera, ngase do të synojnë Evropën.

Deri më tashti SC Gjilani ka njohur veç largime, por që nga dita e nesërme do të nis vargu i afrimeve, ngase tashti te ky ekip ka ardhur edhe drejtori i ri sportive e ai është Ertan Demiri. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like