Gjilan

Bordi i Drejtorëve të Gjilanit mirëpret nënkryetarin për komunitete, Dr. Kadir Hysein

Gjilan, 5 gusht 2020 – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e Bordit të Drejtorëve, ku është mirëpritur nënkryetari për komunitete, dr. Kadir Hysein, i cili është sapo është emëruar në këtë pozitë.

Në këtë takim, është folur edhe për luftën kundër pandemisë, investimet publike dhe përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe të maturës.

Sa i përket çerdheve publike, në këtë takim është bërë e ditur se rezultatet e fëmijëve të pranuar do të publikohen më 15 gusht, ndërkohë që është konfirmuar se ato janë të gatshme për t’u hapur në fund të gushtit.

Ndryshe, gjatë javës, në Gjilan janë hapur gjashtë çerdhe private, të cilat operojnë në kushte pandemie dhe nën rekomandimet e ekspertëve të kësaj fushe.

You Might Also Like