Futboll

Edison Kqiku zyrtarisht është lojtar i Llapit

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Edison Kqikut, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2028.

27-vjeçari vjen nga SC Gjilani për të përforcuar krahun e djathtë të skuadrës, ndërsa transferimi i tij është rezultat i një interesimi të kahershëm nga trajneri Tahir Batatina, i cili prej vitesh e ka vlerësuar Kqikun si profilin e duhur për ekipin. Edhe vetë futbollisti e ka parë Llapin si destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës së tij.

You Might Also Like