Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Vitisë, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) -Viti dhe AQH-së, dje QKMF-Viti pranoi një donacion të rëndësishëm në pajisje mjekësore dhe teknike, në vlerë prej rreth 50,000 euro. Donacioni përfshin pajisje të nevojshme për shërbimin e urgjencës primare dhe laboratorin, të cilat do të përdoren në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran, si dhe një lavatriçe industriale për shërbimin e lavanderisë. Në kuadër të pajisjeve mjekësore diagnostikuese janë përfshirë: * defibrilatorë, * aparate EKG, * otoskopë, * pajisje për nxjerrjen e trupave të huaj, * centrifuga laboratorike, * aparate për matjen e HbA1c dhe CRP, * Frigorifere per laborator dhe barnatore * si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Këto pajisje na japin mbështetje të rëndësishme për fuqizimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe të urgjencës, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Vitisë. Falënderojmë AQH-në për këtë donacion të rëndësishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shërbimeve tona shëndetësore. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e partnerëve janë të një rëndësie të veçantë në avancimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor parësor. Shprehim gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.Aziz Zuka





