Komunikacion

Për një javë u shpërndanë 1736 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 02.10.2026 – 08.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë (1736) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Hetim i një (1) aksidenteve të trafikut me fatalitet, 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike tridhjetë e nëntë (39) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.  

 

Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë! 

 

You Might Also Like